Dorëheqja e Bashës, Soreca: Respektojmë vendimin! Presim që lidershipi i ri të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE dhe luftën kundër korrupsionit

21 Mars 2022, 20:15| Përditesimi: 21 Mars 2022, 20:18

  • Share

1639996520_SORECA.jpg

Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, duke deklaruar se e respektojnë një vendim të tillë. Në një reagim në TWitter, delegacioni i BE thotë se pret nga lidershipi i ri që të të vazhdojë të mbështesë integrimin e vendit në BE si dhe luftën kundër korrupsionit.

"Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për largimin nga drejtimi i PD. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nën kontroll. Ne presim që lidershipi i ri të luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor i veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit", thuhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Dorëheqja e Bashës, Yuri Kim: PD të ecë drejt të ardhmes, mbështetja e SHBA për të luftuar korrupsionin mbetet e pandryshuar


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?