Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni

‘Dopieta’ e parë e Uzunit në La Liga, sulmuesi shqiptar pjesë e formacionit të javës në Spanjë

12 Mars, 12:13| Përditesimi: 12 Mars, 12:16

  • Share

“Dopieta” e parë e Myrto Uzunit në La Liga i ka rezervuar një vend sulmuesit shqiptar në formacionin më të mirë të javës në kampionatin spanjoll. 28-vjeçari është përzgjedhur në sulm krahas lojtarëve si Sorloth dhe Juanmi, ndërsa pjesë e 11-shes janë edhe futbollistë si Kamavinga dhe Modric.

Uzuni këtë javë u vlerësua me notën 8.1 falë dy golave që realizoi kundër Real Sociedad, por që fatkeqësisht nuk mjaftuan për Granadën për të dalë me pikë. Këtë sezon në La Liga Uzuni ka shënuar në total 9 gola.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?