Foto ilustruese

Donte të hynte në spital, shqiptari në Itali sulmon rojet me acid, efektivët pësojnë djegie në fytyrë e trup

4 Janar 2023, 15:36| Përditesimi: 4 Janar 2023, 15:50

  • Share

ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar vënë në pranga pasi ka sulmuar rojet e një spitali me acid. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, ka tentuar të hyjë me forcë në spital, me argumentin se ka një person të shtruar brenda tij, por ka hasur kundërshti dhe kjo e ka agravuar situatën.

Fillimisht, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte kërkuar informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të të afërmit të tij, por kur nga rojet nuk dhanë një përgjigje, ka tentuar të futet me forcë. Duke qenë se u ndalua nga rojet, ai i sulmoi me acid. Për pasojë, rojet kanë pësuar djegie në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Ai është vënë në prangat e policisë, ku akuzohet për lëndime të rënda personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?