Donaldi dhe Beatrix

Donaldi refuzon të surprizojë Trixën për ditën e dashurisë! Beniada: Mos e lejo të të prishi javën e fundit brenda ‘Big Brother’

14 Shkurt 2022, 10:34| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 10:37

  • Share

Donald dhe Beatrix kanë patur një konflikt, por këtë herë jo në sytë të kamerave, kjo pas hyrjes së personazheve të njohura publike brenda shtëpisë së “Big Brotherit”.

Shkak është bërë batuta e Ermal Mamaqit që përmendi ish të dashurën e Donaldit Bora Zemanin, duke thënë se do ta merrte si aktore në sezonin e ri të serialit të tij. Ndërkohë, batuta vijoi nga Salsano Rrapi duke përmendur emrin e Trixës, gjë që shkaktoi të qeshura nga të gjithë të pranishmit.

Këtë gjë, këngëtarja nuk e priti aspak mirë dhe refuzoi të pranonte ftesën për të darkuar me Donaldin në “PRIME”.

Nga ana tjetër, vetë Donaldi është ndjerë i mërzitur lidhur me këtë situatë dhe së fundmi, referuar një sugjerimi të Einxhel për t’i bërë dhuratë Trixës për ditën e të dashuruarëve, ai nuk ka pranuar.

Biseda mes banorëve:

Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit: Shën Valentinin, mund ta rregulloni.

Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.

Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë nuk jam as tip Shën Valentini e para.

Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.

Donaldi: Jo, jo, nuk…

Beniada: Jam dakord.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?