Beatrix dhe Donald

Donaldi: Nuk i flas më me gojë Beatrixës nëse ajo është jashtë shtetit! Mos ndodhet ajo në Dubai?

15 Shkurt 2022, 08:22| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 09:04

  • Share

“Nuk i flas me më gojë Beatrix, nëse ajo ka ikur jashtë shtetit”, kjo ka qenë deklarata e fortë e Donaldit, teksa po fliste me Einxhel dhe Benin.

Dy vajzat i vunë në mendje Donaldit se Trixa nuk është në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Einxheli supozoi se Beatrix, mund të jetë larguar nga Shqipëria, por ky mendim nuk i pëlqeu Donaldit.

Ai u shpreh se nëse ajo është larguar nuk do t’i fliste më me gojë.

Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.

Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.

Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.

Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri.

Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Duket se Beniada dhe Einxhel “i kanë rënë pikës” pasi ditët e fundit ka qarkulluar një fotografi në të cilën duket krahu i Trixës e cila ndodhet në Dubai me kushërirën e saj, Anxhelina.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?