Romeo dhe Donaldi

Donaldi futet sërish në Big Brother VIP? Postimi i tij ‘trazoi’ rrjetin: Prisni dhe pak!

18 Mars 2023, 18:02| Përditesimi: 18 Mars 2023, 18:04

  • Share

“Më lër të flas” rikthehet në 24 mars me sezonin e ri në Top Channel, por në Promo nuk u pa Donaldi çka u pa nga fansat si e dyshimtë.

Në promon e prezantuar shihet vetëm Romeo i cili pranon se do jetë moderatori i vetëm.

Një postim i bërë së fundmi nga Sara Hoxha ka ngjallur dyshimet se ndoshta Donaldi do të futet (sërish) në "Big Brother VIP". Ajo ka publikuar promon krahas së cilës ka shkruar: Po Donaldi ku është? Apo mos vallë do rikthehet te shtëpia e tij e preferuar?

Donaldi e ka ripostuar duke shkruar: Të shohim, prisni dhe pak.

Nuk dihet ende si qëndron e vërteta por rrjeti është “çmendur” për të mësuar më tej.

Postimi i Donald Veshaj 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?