Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Donaldi dhe Bora konfirmojnë ribashkimin? Faktet që i nxorën zbuluar, nga përqafimi në 'Sunny Hill' tek teksti i këngës së re (FOTO)

29 Gusht 2022, 09:03| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 09:07

  • Share

Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë zgjedhur festivalin ‘Sunny Hill’ për të dalë publikisht me njëri-tjetrin. Me anë të një fotografie në rrjete sociale, Semi ka publikuar fotografi me dyshen duke shkruajtur: “Shokë përgjithmonë”.

Donaldi shfaqet në mes të dy vajzave duke i përqafuar ndërsa ato duken shumë të qeshura. Ndërkohë në këtë festival, Donaldi dhe Romeo performuan këngën e tyre të re. Në një pjesë të tekstit thuhej: “Nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë. Lëri fjalët, lëri njerëzit, lëri krejt.”

Nuk dihet nëse edhe kjo këngë është dedikim për Borën. Megjithatë fansat do të lumturohen shumë që të dy i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Madje gjatë performancës së binjakëve në ‘Sunny Hill’, nuk mungoi pankarta me emrin e Borës.

Fotografia në Instagram

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?