Donald Veshaj dëgjon këngën e Beatrix! Reagon i shtangur: Vëllai i Madh vendose dhe një herë

31 Janar 2022, 14:59| Përditesimi: 31 Janar 2022, 15:03

  • Share

Donald Veshaj ka dëgjuar për herë të parë këngën që Beatrix Ramosaj i ka dedikuar dashurisë së tyre që lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht nuk e kuptoi se ishte projekt i ri që realizoi Trixa kur doli nga shtëpia e Big Brother.

“Më duket se është e vjetër”, dëgjohet duke thënë Donaldi. Ndërsa më pas i duket se ndryshon zëri dhe ka bërë bashkëpunim, ndaj pyet: “Po kjo kush është? Ngrije pak të lutem.”

“Edhe pak ditë kanë me na nda, ne shumë shpejt kemi me u pa”, ishte momenti kur Donaldi kuptoi se kënga ishte dedikim për të dhe filloi të buzëqeshje.

“Të lutem vëlla i madh dhe një herë, të lutem”, tha Donaldi, dëshirë që iu plotësua dhe kënga u përsërit.

Beatrix Ramosaj ka bërë postime në Instagram duke treguar se po e ndiqte momentin kur banorët dëgjuan këngën e saj dhe shkroi: “Edhe pak ditë…”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?