Donald Tusk

Donald Tusk zgjidhet kryeministër i Polonisë, merr fund qeverisja tetëvjeçare e partisë populiste

12 Dhjetor 2023, 09:36| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 09:37

  • Share

Parlamenti i Polonisë i ka dhënë Donald Tuskut mandatin ta formojë një koalicion të ri qeverisës. Administrata e re do të betohet në pallatin presidencial të mërkurën (13 Dhjetor).

Me këtë ka marrë fund qeverisja tetëvjeçare e partisë populist Ligj dhe Drejtësi (PiS), që vazhdimisht është përplasur me autoritetet e BE-së në Bruksel.

Koalicioni i Tusk fitoi më tepër ulëse në zgjedhjet në tetor, por nuk ishte në gjendje të betohej, raporton BBC.

PiS, e drejtuar nga Mateusz Morawiecki, doli partia me më shumë vota, por partitë tjera refuzuan të bashkëpunojnë me të dhe kështu nuk ishte në gjendje ta formonte një shumicë parlamentare.

Tusk kishte qenë kryeministër i Polonisë mes vitit 2007 dhe 2014, ndërsa më vonë u bë president i Këshillit Evropian.

Në zgjedhjet e tetorit koalicioni i tij fitoi më shume ulëse, ndërsa pati një dalje rekorde prej mbi 70 për qind. Koalicioni i Tusk përbëhet nga tri parti.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?