Donald Trump kandidat për të fituar Çmimin Nobel të Paqes

9 Shtator 2020, 12:54| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 13:00

  • Share

Presidenti Amerikan Donald Trump është dominuar për Çmimin Nobel të Paqes për 2021. 

Shkak për këtë propozim është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve të paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.

Emri i presidentit amerikanë është propozuar nga deputeti norvegjez dhe kryetari i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Tybring-Gjedde. Deputet i parlamentit norvegjez u shpreh se administrata e Trump luajti një rol kryesor në krijimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Më parë presidenti amerikan Barak Obama fitoi Çmimin Nobel të Paqes në 2009 për "përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve", por një veprim i tillë ishte kritikuar nga republikanët, edhe nga vetë presidenti aktual Donald Trump.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?