Donald Trump Jr. tallet me Biden, bën montazh për rrëzimin e tij

20 Mars 2021, 10:10| Përditesimi: 20 Mars 2021, 10:13

  • Share

U rrëzua plot tre herë ndërkohë mundohej të ngjiste shkallët e avionit presidencial 'Air Force One', duke u bërë kështu objekt talljeje për kundërshtarët e tij.

Djali i ish-presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr, publikoi një video-montazh thumbues, në twitter ku në pjesën e parë të videos shihet ish kreu I Shtëpisë së Bardhë duke e goditur fuqishëm topin e golfit, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Biden.

Në përshkrimin e videos ai shkruante në mënyrë ironizuese se “Nuk ishte era, njerëz”, duke iu referuar njërës prej arsyeve të përmendura për problemin e Bidenit gjatë ngjitjes së shkallëve.

Donald Trump Jr kritikoi mediat për qasjen përkrahëse ndaj Bidenit, ndonëse ato, sipas tij, e kishin sulmuar Trumpin kur ishte president vetëm pse ishte mbajtur anash gjatë ngjitjes shkallëve të aeroplanit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?