Bota

Donald Trump hedh në gjyq Twitter-in, kërkon t’i riaktivizohet llogaria

2 Tetor 2021, 20:06| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 20:07

  • Share

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hedhur në gjyq Twitter-in dhe kërkon që gjykata ta detyrojë kompaninë që t’i rikativizojnë llogarinë. Twitter i ka bllokuar llogarinë, Donald Trumpit që pas trazirave që ndodhën në janar në Kapitol.

Bllokimi i llogarisë së tij Twitter nxiti debat nga mbështetësit e tij, por edhe nga kundërshtarët, të cilët ishin të mendimit se një vendim i tillë vë në pah fuqinë e kompanive të teknologjisë amerikane në debatin publik të vendit.

Kërkesa u paraqit të premten vonë nga avokatët e Trump në në gjykatën federale në Florida, të cilët  thanë se vendimi i Twitter-it është detyruar nga rivalët e tij në Kongres.

“Twitter ushtron një shkallë të fuqisë dhe kontrollit mbi debatin politik në këtë vend", thanë avokatët e Trump në dosje.

Më 6 janar, përkrahësit e Trumpit u përleshën me policinë dhe më pas hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, duke dëmtuar pjesë të tij dhe duke kërcënuar ligjvënësit. Sulmi erdhi në kohën kur Kongresi po mbante takim për të vërtetuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale që ishin mbajtur dy muaj më parë.

Disa orë para sulmit, Trump iu drejtua ndjekësve duke iu bërë thirrje që të "luftojnë si në ferr".

Trump më vonë u akuzua nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët për nxitje të dhunës. Senati i kontrolluar nga republikanët e shpalli të pafajshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genci: 03/10/2021 02:49

    Rendi i (kalbur) boteror kerkon qe te zhduke Donald Trumpin, presidentin me te madh te 100 viteve te fundit qe ekspozoi se sa moralisht te kalbur dhe te felliqur jane ata qe drejtojne sot Perendimin. Anti liri, anti familje, anti prone, anti prosperitet, nje elite e felliqur qe kerkon te pervetsoj cdo gje duke kontrolluar mekanizmat e printimit te parase dhe te pilotimit te zgjedhjeve elektorale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?