Foto ilustruese

Dominues varianti 'Omicron', Greqi zgjat edhe një javë masat anti-COVID

12 Janar 2022, 16:48| Përditesimi: 12 Janar 2022, 16:51

  • Share

Greqia ka vendosur të zgjasë edhe një javë masat anti-COVID. Komiteti Teknik i Ekspertëve në shtetin grek bën me dije se do të shtyhen masat ekzistuese që janë ende në fuqi. Aktualisht në Greqi restorantet janë të hapura deri në orën 12:00 pa muzikë, 6 persona në tavolinë dhe me distancë nga ndjenjëset e tavolinës.

Përdorimi i maskës së dyfishtë (FFP2/KN95) në supermarkete, transport publik dhe ku ka mbingarkesë, gjithashtu edhe punonjësit e restoranteve.

Aplikim për punë në sektorin publik dhe privat deri në 50% dhe orë pune, në varësi të aftësive të secilit shërbim, vizitë vetëm me një test PCR 48-orësh në shtëpinë e të moshuarve dhe spitale. Në stadium numri i personave të vaksinuar duhet të jetë deri në 10% të kapacitetit të tyre.

Shteti grek prej javësh ka regjistruar shifra të larta të rasteve me koronavirus nxitur edhe nga përhapja e varianteve të reja, ku më dominues duket të jetë mutacioni Omicron.

Ndërsa për shkollat, zëvendësministrja e Arsimit, Zetta Makri, siguroi se nëse do të jetë e nevojshme dhe nëse do të ketë sugjerim përkatës nga Komisioni i Ekspertëve, protokollet do të ndryshojnë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?