Trajneri i Egnatias Tetova dhe i Kukësit Devolli djathtas

'Dominuam kupën nga fillimi', Trajneri i Egnatias: Dedikim për Duamenan! Devolli: Vit stresues, më vjen keq për futbollistët e Kukësit

15 Maj, 12:41| Përditesimi: 15 Maj, 12:46

  • Share

Për të dytin sezon me rradhë Egnatia është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit ia dolën në Air Albania të fitojnë 1-0 kundër Kukësit të rënë nga kategoria, me golin e Ndrecës në fundin e pjesës së parë.

“Emocion tjetër nga i pari sepse ai ishte normalisht më i fortë. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në Kupë në të dyja edicionet, por ky ishte më dominant. Normalisht finalja nuk ishte dita më e mirë e ekipit tim,”-u shpreh Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

“Kjo fitore na jep vetëbesim për përballjen që kemi me Vllazninë të dielën në final-four,”-tha Arbenit Xhemajli, futbollist i Egnatias.

“Më vjen keq për këta djem se besoj e meritonin pas gjithë atij viti të stresuar që kanë kaluar. E meritonin një fund më gëzim, por s’kemi çfarë bëjmë kështu është futbolli. Do pranojmë verdiktet,”-deklaroi Bledar Devolli, trajner i Kukësit.

Tifozët rrogozhinas në fillim të ndeshjes shpalosën një banderolë të madhe në nder të Dëamenas, ish-kapitenit të Egnatias që në nëntor ndërroi jetë në fushë, ndërsa edhe ekipi pas këtij triumfi suksesin ia dedikuan atij.

“Djemtë kanë bërë një betim në fillim të edicionit që këtë trofe do ia dedikon kapitenit të tyre. Ia kanë arrit dhe besoj se jemi të gjithë të lumtur,”-u shpreh Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Shpërblimi për trofenë e fituar nga FSHF është 5 milionë lekë, ndërsa presidenti i Egnatias më herët kishte deklaruar se 4 milionë lekë do shkonin shpërblim për ekipin, që të dielën luan gjysmëfinalen e final-four kundër Vllaznisë. Për t’u theksuar se me fitimin e Kupës nga Egnatia ka gëzuar edhe Tirana, që do marrë pjesë gjatë verës në turin e parë të Conference League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?