Dominim i kthjellimeve dhe temperaturave të qëndrueshme, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

21 Prill 2023, 07:20| Përditesimi: 21 Prill 2023, 07:23

  • Share

Territori i vendit në pjesën më të madhe të tij, do të jetë i dominuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në orët e parë të ditës, në ultërsirën perëndimore pritet të ketë mbizotërim të kthjellimeve.

Ndërsa kalime vranësirash priten në zonat malore. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës duke u fokusuar më shumë në zonat malore ku pritet të ketë edhe reshje të pakta shiu, në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të vijojnë në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?