‘Domani e per sempre’, Ermal Meta publikon librin e tij të parë, nga 19 maj në të gjitha libraritë

13 Maj 2022, 09:07| Përditesimi: 13 Maj 2022, 09:13

  • Share

Ermal Meta ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto të kopertinës së romanit të tij të parë “Domani e per sempre” (Nesër e përgjithmonë) i cili do jetë nga 19 maj në të gjitha libraritë për të gjithë lexuesit.

“Më në fund në duart e mia. Mezi pres që ta keni edhe ju. Urra! Jam shumë i lumtur”, shkruan Meta.

Librit i janë shitur të drejtat për t’u kthyer në prodhim kinematografik. Ato janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti Palomar për të realizuar një serial televiziv.

Personazhet e romanit vendosen në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, SHBA dhe Shqipëri. Ende pa dalë në qarkullim libri ka ngjallur shumë interes nga botuesit kryesorë anglezë dhe gjermanë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?