Foto nga vendi i ngjarjes

Doli për të peshkuar 3 ditë më parë, gjendet i mbytur 78-vjeçari nga Fieri

27 Janar 2023, 09:37| Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:31

  • Share

Është gjetur i pajetë trupi i Nasi Xhoxhit, 78-vjeçarit nga Fieri i cili rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh pasi kishte shkuar për të peshkuar.

Denoncimi për humbjen e tij e kishin bërë bërë familjarët në policinë e Fierit. Ka qenë djali i të moshuarit Altin Xhoxhi i cili ditën e djeshme në një prononcim për mediat kërkoi ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të babait të tij.

Pas ndërhyrjes së policisë kufitare kërkime kanë vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, por pa rezultat. Trupi i të moshuarit Nasi Xhoxhi, u gjet nga familjarët mëngjesin e sotme rreth 500 m në bregdetin e Semanit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?