Doli pa leje për të blerë bukë për prindërit, por u arrestua, babai: Polici e ofendoi (VIDEO)

3 Maj 2020, 20:34| Përditesimi: 3 Maj 2020, 20:54

  • Share

FIER- Një 32-vjeçar me profesion stomatolog ka dalë para gjykatës ditën e sotme, pasi dy ditë më parë është arrestuar në flagrancë duke thyer fashat e orareve të izolimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Arbër Stefa banues në lagjen Sheq është kapur nga policia duke blerë dy bukë në një furrë buke në lagjen Liri.

Ditën e sotme ai ka dalë para gjykatës dhe është lënë i lirë.

Anesti, babai i Arbërit teksa ka treguar edhe ngjarjen është shprehur se policia e ka ofenduar atë.

"Djali im ka vajtur për të marrë dy bukë për familjen se jemi të dy të moshuar. Ai i ka nxjerrë një mjet identifikimi se është mjek stomatolog,aty patrulla e ka pritur keq. Ai u tha atyre se leja i kishte mbaruar se e kishte në celular. Policia është shprehur keq, e ka ofenduar dhe ai është ofenduar. Djali nuk ka pranuar, nuk është djalë që ikën me vrap, është i rregullt. Ne na kanë njoftuar shumë vonë, ishim në Darëzezë, se jemi fermerë. Aty na dhanë sendet e djalit edhe bukët e jemi kthyer në shtëpi. Ka qëndruar 72 orë në komisariat", ka treguar babai i tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Protestuesi: 03/05/2020 23:17

    Lleshi beje gati LHL per popullin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?