Xhevdet Zena

Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, i moshuari shqiptar përplaset për vdekje nga treni në Itali

8 Janar, 11:42| Përditesimi: 8 Janar, 12:16

  • Share

ITALI- Një 73-vjeçar shqiptar me banim në Robbio të Italisë ka gjetur vdekjen, pasi është përplasur nga një tren i linjës treni Pavia- Vercelli, pranë Castelnovettos. Familjarët e shqiptarit, Xhevdet Zena kishin ngritur alarmin për zhdukjen e tij pasi nuk u kthye në shtëpi.

“Ne po kërkojmë babanë që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, pallto kafe, ec ngadalë”, thuhej në njoftimin e shpërndarë nga vajza e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme ( 7 janar) rreth orës 18:00. Xhevdet Zena, po ecte në errësirë, kur u godit nga treni, i cili i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Goditja i shkaktoi plagë në kokë, si dhe treni e hodhi disa metra larg.

Pasditen e 7 janarit, Xhevdet Zena mori trenin për në Nicorvo dhe më pas u kthye në Robbio në këmbë, një shëtitje prej rreth 7 kilometrash. Në fakt, ai bënte edhe shëtitje të gjata, duke shmangur rrugët e ngarkuara, por duke ndjekur rrugë të ngushta dhe ndoshta, duke mos e njohur mirë zonën, ndiqte argjinaturën e hekurudhës për të mos humbur.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?