Dokumentet/ Gramoz Ruçi akuzon Azem Hajdarin për udhëheqjen e protestës me katër të vrarë në '91, Ramiz Alia e mbron

2 Prill, 22:00| Përditesimi: 2 Prill, 23:14

  • Share

Repolitix në Report Tv sjell një tjetër dokument mbi atë se çfarë i raportonte Gramoz Ruçi, Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991. Në krye të protestave, Ruçi thotë se qëndronte Azem Hajdari, por Alia thotë se ai ka shërbyer për të qetësuar situatën.

Ruçi ngre pikëpyetje rolin e Azem Hajdarit në protestë

Ruçi: Në krye të organizimit është Azem Hajdari, të Shkodrës. Vajti që në fillim dhe është evident edhe sot. Edhe  komunikimi i shokëve tanë është pikërisht me këtë person, si deputet dhe si përfaqësues edhe i PD-së dhe dëgjohet.

Në konsultën që ka kryer tashti Kryetari i degës me të, se aktualisht ai po vepron, vetën dega e brendshme atje. Dhe unë u ndava në telefon me zëvendësin kur ai ishte duke biseduar pikërisht me këtë titullar të PD-së.

Ramiz Alia: Ai ndihmon që të shuhet zjarri.

Ruçi: Jo, të luten. Ai ka qenë dje shoku Ramiz. Unë kam kërkuar nga organet e mia të rendit që të kërkojnë kur u grumbulluan që në fillim që të mos kalonte me veprime policia por përfaqësuesit deputetë të zgjedhur nga këto forca, PD-ja të dilte t'u fliste këtyre njerëzve që të mos arrinte në veprime të mëtejshme. Nuk gjendesh. Njoftimi mu dha që nuk është në Shkodër, po është në Tiranë. Atëherë u interesova nëpërmjet Tiranës, dhe të dhënat dilnin që ishte në Shkodër.

 Ramiz Alia mbron Azem Hajdarin duke thënë se nuk ka fakte si i implikuar per ngjarjet e Shkodrës

Lumturi Rexha: Po mirë, shoku Ramiz, ato forcat që janë kështu do të mbeten? Mirë pluralimi politik e partitë kështu do të mbeten keto?.

Shoku Namin Alia: Kush?

Lunturi Rexha : Po ja Azem Hajdari, supozojmë

Ramiz Alia: Po nuk mund ta akuzojmë ne

Lumturi Rexha: Se si do t'a lëmë ne kështu

Ramiz Alia: Jo, nuk mund t'a akuzojnë, ne nuk kem ndonjë të dhënë, të paktën shoku Gramoz nuk thotë

Lumturi Rexha: Po, pse kush i bën?

Ramiz Alia: Kush i bën është tjetër problem. Nga ato që thotë shoku Gramoz nuk thotë që është organizatori. Ka qenë atje thotë, ka thirrur dhe atë të policisë që të bashkëpunojnë për t'i qetësuar. Tashti, si qysh, tek.

Lumturi Rexha: Janë disa gjëra shoku Ramiz, flasin keshtu se jeni në Presidium këtu.

Ramiz Alia: Në Presidium unë do të flas vetën mbi bazën e fakteve.

Lumturi Rexha: Me fal, po ndodhën gjëra andej, ndodhën te mumenti, jo po ishte këtu, jo po s'ishte këtu, se kështu do të rrëshqasin këta njerëz?


Lajmi kryesor:

Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?