Dokumenti/ Si Berisha tradhtoi Teatrin Kombëtar në 2007, e la jashtë listës së trashëgimisë kulturore, bie edhe pretendimi i Metës

15 Maj 2020, 12:54| Përditesimi: 15 Maj 2020, 15:34

  • Share

TIRANE-Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi mbrëmjen e djeshme që të miratojë shembjen e godinës së ish-Teatrit Popullor, sot teatri Kombëtar. Përpos një grupi artistësh, Presidenti dhe opozita e drejtuar nga Partia Demokratike kanë kundërshtuar vendimin me akuza të forta kundër qeverisë Rama, madje edhe me padi në Gjykatën Kushtetuese dhe prokurorinë e Tiranës. Kundërshtarë të projektit duke përfshirë Presidentin Ilir Meta, ish-presidentin Sali berisha dhe eksponentë të opozitës u shprehën se teatri është objekt i trashëgiminë sonë kulturore kombëtare.

Në fakt ata që nuk e kanë përfshirë ish-Teatri popullor, sot Teatri Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, ka qenë pikërisht qeveria e drejtuar nga Sali Berisha në vitin 2007. Historia fillon ne viti 2000  ku përmes një VKM-je qeveria socialiste e drejtuar asokohe nga Ilir Meta u shpall qendra historike e Tiranës, që përfshinte sheshin, bulevardin, etj, por vetëm si hapësirë gjeografike pa përcaktuar konkretisht cilat ishin objektet që përfshiheshin në këtë vendim.

Vetëm 7 vite më pas, pra në 2007 kur kryeministri ishte Sali Berisha, ministri i Kulturës së PD-së, Bujar Leskaj (sot në krye të KLSH-së) firmosi një vendim të detajuar që listonte objektet e trashëgimisë kulturore, duke plotësuar kështu vendimin e vitit 2000. Në listë janë 108 objekte që janë caktuar si trashëgimi kulturore. Në atë listë me 108 objekte ndodhet çdo gjë e mundshme, ministritë, piramida, hotel, piramida, godina të ndryshme dhe vila pa fund, që Berisha është kujdesur që të futen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por teatri kombëtar nuk u përfshi. Asokohe kur u mor vendimi, pra në 2007 Lulzim Basha ishte ministër i Infrastrukturës.

Pra Partia Demokratike nuk e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore. Në 2017, 4 vite pasi kishte ardhur në pushtet, Edi Rama shfuqizoi vendimin e vitit 2000 për shpalljen e qendrës historike të Tiranës, e cila theksojmë se nuk përcaktonte konkretisht objektet që duheshin ruajtur si pjesë e trashëgimisë kulturore, por ndante në përgjithësi zonat në qendra historike.

Ndërsa vendimi i 2007 formalisht është ende në fuqi dhe kryeministri Edi Rama nuk nguroi që ta përshëndeste edhe mbrëmë kur tha se "Në 2007 Berisha e hoqi teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë dhe shumë mirë bëri". Sali Berisha e braktisi teatrin duke e lënë jashtë listës, ndërsa sot akuzon kush duhet të prishet, por e kaluara e tradhton. Fakti që ish-teatri popullor nuk ishte përfshirë në atë listë rrëzon të paktën pretendimin që Ilir Meta bazon padinë e tij të dytë në Kushtetuese ku thekson se ish-teatri popullor, sot teatri kombëtar është objekt i trashëgimisë kulturore. Në fakt Teatri kombëtare nuk ka asnjë status ligjor që e mbron.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë me të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore që u miratuan në 2007, mungon Teatri Kombëtar

Komento

Komente

  • deda: 17/05/2020 09:43

    Ju nuk latë lumej male pyje pa llogaritur kalatë e bregdetin pa shkatrruar dhe ankoheni për ndërtesën e qelpiçi

    Përgjigju
  • Teatri: 15/05/2020 15:42

    Si nuk ju vjen turp. Akoma vazhdoni me histori para 13 vjetesh.

    Përgjigju
  • Beni: 15/05/2020 13:36

    he mo e zbuluat me ne fund edhe nje perle ee.

    Përgjigju
  • Qorri Bibës: 15/05/2020 13:23

    Ky po i vë kazmën në 2020 ju thoni e ka fajin Berisha. WTF!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Carbon: 15/05/2020 13:22

    Nqs se Berisha e tradhetoi i bie qe Velaj dhe Rama e shker**yen apo jo?

    Përgjigju
  • A...Zh: 15/05/2020 13:20

    Sali Berisha nuk e tradhtoi TK, por mori Vendimin e duhur! Perndryshe i bie qe ai Vendim duhet rishikuar e TK te futet ne listen e objekteve trashigimi kulturore.

    Përgjigju
  • LIRIA: 15/05/2020 13:07

    QE MALOKU NUK E DIN SE C'FARE ESHTE KULTURA KJO DIHET,,,POR KJO NUK DO TE THOTE QE TA PRISHESH TEATRIN TI QE HIQESH SI NJERI I ARTIT O Z.RAMA...

    Përgjigju
    • Haremi: 15/05/2020 14:53

      Ripjellja merr vesh nga kultura. Shikojini familjet dhe dashnoret/dashnorët qe kane. Ah.........harrova drogen

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?