DOKUMENTI/ TIMS, Komisioni Hetimor shton në listën e dëshmitarëve Berishën, Bashën e Bardhin! Publikohet plani paraprak

7 Prill, 21:21| Përditesimi: 7 Prill, 23:59

  • Share

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS që nisi nga puna të martën dhe do të ketë një afat 4 mujor për të konkluduar punën e tij ka përpiluar planin që do nisë ta zbatojë nga nesër kur mbahet dhe mbledhja e radhës në orën 12:00.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e PS duke vendosur në listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit edhe emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhi.

Në listë është edhe emri i kryeministrit Edi Rama, ministrit të  Brendshëm Taulant Balla dhe paraardhësit të tij, Bledi Çuçi, emra që u kërkuan nga opozita për të dëshmuar para komisionit hetimor parlamentar. 

“Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërrasë për të dëshmuar çdo person apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit, dhe që rezulton i përfshirë në këtë çështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar”, thuhet në shkresën e firmosur nga Salianji.

Sali Berisha tashmë i rrëzuar me kërkesat e tij për të marrë pjesë në seanca plenare nuk pritet që shkojë as këtë herë në ambientet e Kuvendit. Por për të marrë në pyetje Berishën, komisioni hetimor për TIMS duhet marrë miratimin nga prokuroria e posacme, pasi Berisha që prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie dhe nën hetim për aferën e klubit partizani. Deri tani kërkesat e avokatëve që Berisha të lejohet për të shkuar në seancë janë rrëzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave. 

Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni do të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit 21 Korrik 2024. 

LISTA E DËSHMITARËVE/ Emër, Mbiemër- Funksioni

Edi Rama- Kryeministër i Shqipërisë
Taulant Balla- Ministër i Brendshëm
Muhamet Rrumbullaku- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Florian Sulejmani- Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Bledar Cuci- Ish-Ministër i Brendshëm
Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Gledis Nano- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ardi Veliu- Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Vlora Hyseni- Kryetare, Shërbimi Informativ Shtetëror
Olian Kanushi- Ish-Kryetar SHISh
Ferdinand Dervishi- Gazetar
Zef Laska- Drejtor i Burimeve Njerëzore Policia e Shtetit
Neritan Nallbati- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale
Dorjan Tola- Drejtor i AKSIK
Ervin Muca- Drejtor i Departamentit  ttë IT, Policia e Shtetit
Ervina Gjana- Drejtor i Krimit Kibernetik
Besjon Tanuzi- Ish Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
Enri Ndoni-Drejtor i Sistemeve, Policia e Shtetit
Ardit Muca- Shef i sektorit IT, Policia e Shtetit
Eraldin Ndreca
Enkli Hoxha
Ergis Hidri
Ljubica Dervishaj
Xhuljeta Collaku
Albana Vrapi
Arben Babaj
Hergis Jica
Elvis Hysi
Ermal Beqiri
Nevila Xoxa
Kompania “Soft”
Kompania “Horizont”
Sali Berisha- Ish Kryeministër, shtuar në planin paraprak si propozim i anëtares së Komisionit Hetimor, Znj. Blerina Gjylameti
Lulzim Basha- Ish- Ministër i Brendshëm, shtuar në planin paraprak si propozim i anëtares së Komisionit Hetimor, znj. Blerina Gjylameti
Gazmend Bardhi- Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, shtuar si propozim i nënkryetarit të Komisiionit Hetimor, Z. Toni Gogu

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?