DOKUMENTET/ Si survejonte Sigurimi i Shtetit mësuesit dhe nxënësit e shkollave në regjimin Komunist

7 Mars 2023, 21:28| Përditesimi: 7 Mars 2023, 21:50

  • Share

Sot është 7 Marsi, Ditë Kombëtare e mësuesit në Shqipëri, e cila festohet në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit. Zanafilla e kësaj dite përkon me hapjen e mësonjëtores së parë shqipe, në 7 mars të vitit 1887 në Korçë, kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman. Edhe pse  mësimi i gjuhës shqipe ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Festimi i kësaj feste vijoi gjatë periudhës komuniste duke u përdorur shpesh edhe si një manifestim i propagandës zyrtare. Ajo ishte dita më e shënuar për mësuesin. Ata më të dalluarit shpërbleheshin me dekoratat e larta si "Mësues i Merituar" dhe "Mësues i Popullit".

Por a e dini se mësuesit dhe nxënësit e shkollat të arsimit të mesëm në kohën e regjimit komunist  janë vënë nën survejim e Sigurimit të Shtetit.

Ana tjetër e medaljes na tregon disa dokumente të gjetura në arkivin e Autoritetit (Dosja nr. 34/5), të cilat bëjnë fjalë mbi procesverbale të asgjësimit të dosjeve të vitit 1985, për qytetin e Përmetin, ku gjimnazet e zonës janë mbajtur në survejim për një dekadë.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, shkruan se survejimi i fëmijëve të shkollave të mesme, të moshës 14-18 vjeç, ishte futur në programin e organeve të Sigurimit të Shtetit nën protokollin "Për ruajtjen e pastërtisë të inteligjencës së rinisë në këto shkolla".

Të shpallura si  “Objekte të Rëndësisë së veçantë”, shkolla “Sami Frashëri” dhe shkolla e mesme e Këlcyrës,  nisur nga procesverbalet e mbajtura dhe fletët e inventarit tregojnë se për to ka pasur listë emërore të nxënësve të survejuar (lista e kontigjenteve) si dhe një listë me të gjithë nxënësit e riregjistruar në këto shkolla. 

Dosja e “Objektit të Rëndësisë së Veçantë me nr.20”,  për shkollën e mesme “Sami Frashëri”, Përmet  u hap vendim të datës 5.1. 1974, nga Organet e Sigurimit të Rrethit. Po kështu edhe dosja e “Objektit të Rëndësisë së Veçantë me nr.39”, shkolla e mesme Këlcyrë u hap në në datën 9.4.1974 . Ato u administruan në kuadër të dosjes me Objekt të Rëndësisë së Veçantë hapur për  Komitetin Ekzekutiv të Rrethit të Përmetit.

Dosjet u asgjësuan nga Komisioni i Studimit dhe Vlerësimit të Materialeve Dokumentare, pranë Degës së Punëve të Brendshme "Ana e Sigurimit” me datën 10.10.1982. Ky asgjësim u bë me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme me nr.01-20, Datë 19.8.1982 "Mbi heqjen nga struktura  e O.S.SH të funksionit organik për ruajtjen e pastërtisë të inteligjencës dhe rinisë “. Dosjet u asgjësuan me zjarr në prezencë të anëtarëve të komisionit.

Pas vitit 1948 shkolla shqiptare u orientua nga shkolla ruse. Në vitin 1967 u kërkua  “Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës” nën ndikimin e revolucionit kulturor kinez. Zbatimi nisi në vitin 1970 dhe vijoi deri me rënien e regjimit. Shkolla u ideologjizua në mënyrë të tejskajshme më aplikimin e lëndëve të drejtpërdrejta politike, si Historia e Partisë apo Filozofia Marksiste-Leniniste. Letërsia dhe historia ishin lëndët ku trajtimi ideologjik la gjurmët e veta. Ideoligjizimi i tejskajshëm i arsimit synonte  krijimin e të ashtëquajturit  “Njeriu i ri”, rezultat i parimit të trekëndëshit revolucionar : mësim, punë prodhuese dhe edukim fizik e ushtarak./Marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

May be an image of text

No photo description available.

May be an image of text

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lani: 08/03/2023 11:06

    po edhe tani vazhdon pas bythes se cdo intelektuali i qendron 1 spiun (spiune me lopate si ne shqiperi)

    Përgjigju
  • Petrit: 08/03/2023 05:15

    Njesoj si sistemi ramist i patronazhimit aktivist...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?