CRIME STORY publikon dokumentet sekrete, si i lejoi Sali Berisha firmat piramidale, u njoftua një vit para falimentit

5 Prill, 22:05| Përditesimi: 26 Prill, 22:15

  • Share

CRIME STORY- Në janar të vitit 1997, e arrestuar nën akuzën e mashtrimit të kreditorëve në shuma të konsiderueshme të hollash, Maksude Kadëna, ish-punëtorja e një fabrike këpucësh, nuk e kuptonte se si kishte ardhur falimentimi i skemës rentiere që mbante emrin e saj.

Por Maksude Kadëna nuk ishte e vetmja që nuk parashikoi falimentimin. Shembjen e Sudes dhe skemave rentiere simotra - Gjallica, Populli, Xhaferri, Vefa, Cenaj, Kamberi e të tjera, që morrën me vete edhe krejt ngrehinën e shtetit në vitin 1997, nuk e parashikuan as krerët e tij.

Aq e beftë dhe e frikshme ishte gjithçka ndodhi, saqë kohë më pas, një pjesë e mirë e debatit mes shqiptarëve do të kërkonte me ngulm një përgjigje për pyetjen: A funksionuan organizmat përgjegjëse të shtetit, nisur nga Banka Qendrore e shkuar te Shërbimi Sekret? A e lajmëruan ata në kohën e duhur përfundimin logjik të skemave mashtruese rentiere?

Dokumentet, që për herë të parë bëhen në CRIME STORY, thonë se ndër të parët që kanë ngritur zërin, rreth një vit përpara falimentimit të Sudes dhe të tjerëve, ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku.

Dokumenti më i hershëm në kohë mban datën 19 janar 1996. Ai përcjell, te Presidenti Berisha, Kryeministri Meksi, Ministri i Financave Vrioni dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, shqetësimin e Bankës “për zhvillimet e tregit joformal të pranimit të depozitave dhe masat që duhen marrë”.

Medje, në këtë komunikim flitet edhe për një analizë të dërguar më parë, që mund ta zhvendosë alarmin e Lunikut, edhe më tej - në mesin e vitit 1995.

Në fillim të analizës Guveranatori Luniku jo pa qëllim e konsideron si “eksperiancë të hidhur” historinë e mashtrimit të Hajdin Sejdisë, të parit në radhë që nisi të mblidhte të holla me përqindje nga shqiptarët, të cilat dikur avulluan bashkë me të zotin.

Fillimisht guvernatori Luniku argumenton se ky aktivitet nuk quhet fajde. Ai shkruan: “...nëse dikush ka menduar të gjejë dhe të argumentojë bazën ligjore të kryerjes dhe të zhvillimit të këtij aktiviteti, ka preferuar ta quajë atë një aktivitet huaje apo fajdeje, duke ju referuar Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Duke e parë nga afër këtë aktivitet si dhe dokumentacioni, nëse ai mund të quhet i tillë, që shoqëron këto transaaksione, shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me hua apo fajde”.

Guvernatori shkruan më tej se personat fizikë apo juridikë që veprojnë në këtë treg sillen si banka edhe pse nuk janë të pajisur me licensë parkatëse për ta kryer në mënyrë të ligjshme dhe të kontrolluar një aktivitet të tillë.

Po sipas tij, rrugëdajla nuk është as mbyllja e menjëhershme e tregut informal, që mund të kishte pasoja të padëshiruara, por as dhënia e licensës për të vepruar si banka, pasi duhet të plotësojnë kushte e norma që sigurojnë situatë financiare të shëndoshë.

Ja dhe alarmi i Guvernatorit Luniku. që mban datën 19 janar 1996. “...është shumë i rëndësishëm fakti që qendrimi i deritanishëm i shtetit për këtë problem, çka tregon pajtim me situatën dhe funksionimin e këtij tregu, jep sinjale të fuqishme tek të dy krahët në transaksion, si në popull edhe tek ata që e kryejnë këtë aktivitet. Në rast se do të supozonim falimentimin e këtij tregu, apo të lojtarëve kryesorë të tij, do të sillte një humbje të madhe për një pjesë të konsiderueshme individësh dhe e gërshetuar kjo me një qendrim të tillë, do të sillte përpara shtetit dhe qeverisë pikëpyetje serioze: Përse u la të rritet dhe të zhvillohet ky aktivitet? Përse nuk u ushtrua kontroll? E.t.j”

Guvernatori Luniku shkruan se administratorët e këtyre skemave rentiere duhet të jenë transparentë, të pasqyrojnë se përse përdoren këto para, si administrohen, ku investohen, me çfarë rezultati, si sigurohet kthimi te depozituesit dhe cili është roli i shtetit nëse neglizhohet.

Në fund Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shkruan se shteti ka detyrim moral ndaj publikut shqiptar si në rastin e funksionimit normal të tregut ashtu edhe në rastin kur aktiviteti dështon.

Letrën e datës 19 janar 1996 Luniku e mbyll duke kërkuar masa të shpejta dhe të studiuara me kujdes në funksion të zgjidhjes së situatës.

Por megjithë alarmin e përsëritur të Guvernatorit Luniku, Presidenti Sali Berisha, Kryeministri Aleksandër Meksi dhe Ministri i Financave Vrioni, nuk reagojnë. Në vitin 1996 shqetësim i parë i tyre nuk ishin skemat mashtruese financiare, por zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale që duhet të mbaheshin brenda vitit.

Për më tepër, lulëzimi i këtyre skemave mashtruese, që po jepte përshtypjen e rremë të mirëqenies për një shumicë të konsiderueshme të shqiptarëve, nisi të shitej nga Qeveria si një arritje fantastike e sistemit të ri demokratik.

Këto llogari dritëshkurtëra sollën kolapsin e vitit 1997, ose thënë ndryshe shkuarjen e shtetit me këmbët e veta drejt greminës.

Pikërisht dokumentet sekrete të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Kristaq Luniku, që për herë të parë provojnë se shteti i kohës u lajmërua për katastrofën e skemave piramidale, sjell dokumentari i radhës i ciklit CRIME STORY me autor gazetarin Ferdinand Dervishi.

Dokumentari transmetohet premierë çdo të premte në orën 22:00 dhe ritransmetohet të dielën në të njëjtin orar në Report TV.    

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem M.Lalaj-Malla-KASTRUOTI: 06/04/2024 10:59

    E di 90 % e popullit Shqipëtar,SHBA,BE..që Sb është fatkeqsia më e madhe e këtij vëndi,Ballkanit & më gjërë,por çudia qëndron pse lejohet të shpif akoma nga ballkoni 8-të. -Lejimi firmave piramidale prej tij duke deklaruar se..Parat e Shqipëtarve janë më të pastra në botë..qëllimi ishte të hakmerrej ndaj popullit që nuk e votoi në 1994 për ndryshimin e KUSHTETUTËS për tu bërë MBRET.Për shkatërrimin dhe coptimin e vëndit sipas porosive agjebturore të cilave u shërbente 1970,1980..! -Për të lar borxhin e PRESIDENTIT PALESTINEZ ARAFAF,të cilit i kishte premtuar ARMË dhe nuk ja dërgoi ndonse $ i mori..!Ndaj Arafati e kërcënoi në RINAS..O ARMËT-O DOLLARËT O KOKËN..! -Duhet të hiqet NENI I PARASHKRIMIT & SB TË DËNOHET ME JETË PËR SHUMË KRIME TË KRYERA NË 34 VITE,POR ME GJYKATË ND/KOMBËTARE,PASI DREJTËSIA JONË ËSHTË E TREDHUR PREJ TIJ 92..!

    Përgjigju
    • 008: 06/04/2024 12:36

      Firmat Piramidale ishte loje e Mossad dhe MI6 per te mbajtur te përçare Shqiptaret, sepse demkracia ne menyre paqesore si erdhi po kontribonte per mire ne unitetin e shqiptareve ,qe u provua nga fitorja e 1992 te PD që u votua dhe nga shumica e komunisteve patriote dhe largpames. Gazeta " Koha Jone" ishte gjithashtu nxitese e perçarjes sepse potenconte si krime te komunizmit si zgjedhje personale te individeve te organizuar ne sigurimin policor,por qe ne fakt dhuna urdherohej nga perendimi per te kenaqur Serbet dhe Greket qe po lulzonin nga dashuria me Britaniket hileqare. Humbja e George Bush ne 1992-shin, shenoi dhe fundin e mundesise se Shqiptareve per nje kalim nga mizerja te dinjiteti. Sot, tradhetia e ish sigurimit me shume te semure psiqike psikopate kriminele riktheu shqiprine ne nje vend super i inkriminuar ku super korrupsioni eshte maja e ajsbergut.

  • Leçjani: 06/04/2024 00:25

    Po Sali krimineli i lejoi dhe për ti drejtuar firmat piramidale i drejtonin ish sigurimsa dhe oficerë ushtrie

    Përgjigju
    • dali: 07/04/2024 07:36

      Njerëzit e qeverisë në atë kohë thanë: Amerikanët rekomanduan sistemin pa asnjë kontroll dhe kështu ishte në shumë vende

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?