Ina Zhupa dhe Erion Veliaj

Dokumenti/ PD denoncon: Familja Nozlli skualifikohet nga procesi i rindërtimit! Bashkia Tiranë e përgënjeshtron: Përfituese, mund të paraqitet të lidhë kontratën

27 Janar 2021, 17:36| Përditesimi: 27 Janar 2021, 17:51

  • Share

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncoi rastin e familjes së Riza Nozllit nga fshati Gropje, në Vaqarr, ku tha se kjo familje është skualifikuar nga procesi i rindërtimit edhe pse shtëpia është e pabanueshme nga dëmtimi i tërmetit të 26 nëntorit.

“Kjo qeveri dhe Bashkia Tiranë kanë dështuar. Ndërsa ju këtu që keni nevojë për të futur kokën në një vend të sigurt, nuk ju pranojnë në institucione. Edhe 90 ditë ju kanë mbetur. Me datë 25 prill merr fund dhe e drejta juaj do të shkojë në vend dhe ne do të kthehemi për t’ju dhënë atë që ju takon dhe për t’ju rindërtuar shtëpinë siç ju takon.”, ka thënë Zhupa.

Ky denoncim është hedhur poshtë me dokumente nga Bashkia e Tiranës duke vërtetuar se e vërteta qëndron ndryshe. Bashkia e Tiranës thotë se familja Nozlli është përfituese nga granti i rikonstruksionit për kategorinë DS2 të dëmtimit nga tërmeti. Kjo vërtetohet nga VKB nr. 73, datë 19 qershor 2020. Por, edhe pse është shpallur përfitues, kryefamiljari Riza Nozlli nuk është paraqitur ende në zyrat e Njësisë Administrative Vaqarr për të vijuar procedurat e mëtejshme dhe për firmosjen e kontratës së përfitimit.

Nga qershori i vitit të shkuar, mjaftonte që Riza Nozlli të paraqiste dokumentet përkatëse të kërkuara për lidhjen e kontratës dhe menjëherë do të merrte paratë për rikonstruksionin e shtëpisë ku jeton sot.

Nga ana tjetër, edhe pse nuk është paraqitur për të lidhur kontratë, familja Nozlli nuk e ka ankimuar VKB nr. 73, në mënyrë që të bëhej rivlerësimi siç e kërkon ligji, brenda 5 ditëve nga miratimi i listës së përfituesve.

Megjithatë, familja e Rizait ka ende kohë për t’u paraqitur pranë Njësisë Administrative Vaqarr për të lidhur kontratën dhe tërhequr paratë për të rikonstruktuar shtëpinë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 27/01/2021 18:37

    Kur ben politike dhe kjo laraska e Çilit. Kjo copa mishit me dy sy, sdi te lidhi dy fjale dhe ne UET e mbante Çili si zarin e vet. Lum PeDe qe te ka moj laraske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?