Dogji mandatet, protesta dhe bojkot! Një vit nga 16 shkurti, opozita nga rruga, prapaktheu në tryezë

16 Shkurt 2020, 16:40| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 17:29

  • Share

16 Shkurti i vitit 2019 do të mbahet mend shumë gjatë për shqiptarët, pasi opozita parlamentare e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017 mori vendimin për djegien e mandateve. Për herë të parë ndodhi që opozita në një vendim ekstrem të vendosë që të mos marrë më pjesë në atë që ajo e quajti parlament të lidhur me krimin. Do të ishte pikërisht kjo datë që më pas do të sillte dhe protestat përpara kryeministrisë ku kërkesa ishte një, largimi i kryeministrit Edi Rama.

Në total janë 10 protesta kombëtare dhe shumë të tjera në të gjitha rrethet e vendit ku kërkesa ishte e njëjtë largimi i kryeministrit Rama. Faktori ndërkombëtar u pozicionua kundër vendimit të opozitës. Por sot pas një viti ku jemi dhe çfarë arriti të fitojë opozita e bashkuar? Duke parë situatën aktuale opozita përveç se humbi zërin e saj në parlament u zëvendësua nga individë të vendosur nga krerët e partive opozitare të cilët nuk nguruan që të marrin me vrap mandatin e deputetit. 

Por përpos djegies së mandateve dhe protestave, opozita e përshkallëzoi vendimin duke mos marrë pjesë në 30 Qershor në zgjedhjet lokale, të cilat u zhvilluan normalisht dhe socialistët morën 61 bashkitë. Po sot ku është opozita jashtëparlamentare? Pranon të ulet në tryezën zgjedhore me atë që ka sulmuar më shumë Damian Gjiknurin, bën propozimet e saj për reformën zgjedhore, por për konsensusin final duhet të pritet 15 Marsi nëse do të arrihet. Opozita kërkon që pas reformës zgjedhore të zhvillohen menjëherë zgjedhjet e parakohshme, parlamentare dhe lokale në një datë, por që të paraprihet me një qeveri teknike.

Shumica i ka cilësuar si politike disa nga kërkesat e opozitës në tryezën e reformës, ndërsa shprehet e bindur se zgjedhjet parlamentare do të jenë në 2021. Por çfarë pritet të ndodhë nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës? Edmond Panariti u shpreh pak ditë më parë në Report Tv se nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës në tryezën e reformës do të kthehen te protestat. Tashmë pritet 16 marsi për të parë se cfarë do të sjellë aksioni opozitar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jon: 16/02/2020 22:51

    Dhe prapë ata që ishin janë

    Përgjigju
  • LYLI KOPILI: 16/02/2020 20:12

    Lyli është ekspert për çdo gjë po lyli ska pas koh se tabelën e shumzimit po mëso. E kur lyli tabelën ta mësoi Shqiprin fush me lule do ta boj e kokën e çdo Shqiptari me boj të zez do ta boj sikur lyli karalloi. Po çfar prisni ju nga lyli kopili.

    Përgjigju
  • Tosi: 16/02/2020 17:55

    Me Nafije dybekun e leshitlikes ne balle dhe ne lristat erotiko naziskine te Haremit veror te Jales, me Kryegangsterin e pd leshelis dhe komandanti i naziskineve te Mamurasit Fkamur Herman Geringu opozita do shkoje nga fitorja ne fitorje dhe be vitin 2036 vjen ne pushtet

    Përgjigju
  • Shkoi: 16/02/2020 17:26

    .... per lesh opordhita me krye nje adolishent karavidhe si lamash Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?