Korçë/ Dogji makinën e ish-të dashurës, arrestohet 38-vjeçari

25 Prill 2023, 11:15| Përditesimi: 25 Prill 2023, 16:04

  • Share

KORÇË- Gentjan Çipi nga Dishnica e Korçës u prangos bashkë me shokun e tij, Romeo Basholli një ditë pas dogjën një makine “volkswagen” në lagjen nr 5 të Korçës. Makina ishte në pronësi të Mario Hajdinit, por përdorej nga motra e tij, e cila ka pasur një lidhje dashurie me 38-vjecarin Çipi.

Policia tha se fillimisht u dyshua për ngjarje aksidentale por nga hetimi i thelluar rezultoi se 38-vjecari Çipi kishte kërcënuar përmes SMS-ve të renë e më pas i dogji makinën në shenjë hakmarrje.

28-vjecarja nga Korça i kishte dhënë fund lidhjes me Çipin, ndërsa ky i fundit e kërcënonte duke i kërkuar me insistim të vazhdonin raportin intim. Gjatë arrestimit, në banesën e bashkëpunëtorit të tij, Romeo Basholli policia gjeti dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?