Dogana e Tiranës

Doganat mbledhin rreth 211 mln euro më shumë se në 8 mujorin e 2021! Ndikuan importet me çmime të larta

7 Shtator 2022, 16:18| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 16:29

  • Share

TIRANË- Doganat kanë tejkaluar pritshmëritë sa i përket të ardhurave të mbledhura për 8 mujorin e fundit të vitit 2022. Në total, gjatë kësaj periudhe ‘Doganat’ kanë mbledhur 144 mld lekë nga 143,3 mld të planifikuara, pra rreth 600 mln lek më shumë se plani i rishikuar. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë 211 milionë euro më shumë.

Të ardhurat doganore janë rritur nga importet, rritja e akcizës dhe sasive të cigareve të importuara, rritja mallrave të konsumit, importit të energjisë elektrike, gazit, metalet bazë etj.

“Taksa Doganore + 774 Milionë lek më shumë nga importi i mallrave me origjine kryesisht Kinë. Akciza, në total +1,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 ton, me një rezultante prej rreth 1.5 Miliardë lek, Birra me rreth 151 Milionë, Gaz i lëngshëm 106 Milionë, Pije alkoolike me +23 Milionë etj. TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 21,1 Miliardë lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:  +5,1 Miliardë lek rritje e importit të energjisë elektrike, +3,9 Miliardë lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt për drejt në TVSH,  +2,8 Miliardë lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….  +2,6 Miliardë lek rritje nga importi i Metaleve Bazë, +1,5  Miliardë lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm, +500 Milionë Lek të ardhura nga rritja importi i Cigares etj.. Renta  +1,4 Miliardë lek për shkak të efektit të rritjes së cmimit të bursës me rreth +70%. Rritja është 950 Milionë lek për naften bruto dhe 450 Milionë lek për mineraret e tjera”, thuhet në njoftim.

Ndër arsyet kryesore për këtë bilanc pozitiv të doganës ka qenë edhe rritja e çmimeve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?