Doganat e energjia,Shqipëria e vende
evropiane marrëveshje me Kinën

27 Nëntor 2017, 17:20| Përditesimi:

  • Share
Zv/Kryeministrja, Senida Mesi, mori pjesë sot në Budapest të Hungarisë në Samitin e 6-të mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e njohur si "NISMA 16+1", nisëm e cila synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të samitit, u firmosën 2 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën: një në fushën e doganave dhe një në fushën e energjisë, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vendeve.

Në fjalën e saj, Mesi duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme si një instrument shumë i mirë bashkëpunimi ndërmjet shteteve në drejtim të rritjes dhe përforcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes tyre në fusha të ndryshme, nënvizoi faktin se Shqipëria e shikon këtë nisëm si një platformë të rëndësishme komunikimi dhe ndërveprimi.

Në të njëjtën kohë, Mesi theksoi gatishmërinë e vendit tonë për të vazhduar angazhimin me projekte konkrete kombëtare dhe ndër-rajonale në infrastrukturë rrugore e hekurudhore, energji, turizëm apo bujqësi, gjëra të cilat do të përmirësojnë edhe më tej cilësinë dhe efektivitetin e këtij partneriteti.

Përveç takimeve të liderëve, samiti u shoqërua edhe me një forum biznesi dhe me takime mes koordinatorëve kombëtarë të çdo vendi. Në të njëjtën kohë, u firmos edhe “Udhërrëfyesi i Budapestit”, i cili do të përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrëse.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?