Genti Gazheli

Dogana Shqiptare merr vlerësimin pozitiv nga CEFTA për Validimin e AEO-ve, Gazheli: Kjo do sjellë lehtësi të madhe për operatorët që do të përfitojnë këtë status

10 Qershor 2022, 11:50| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 11:53

  • Share

Grupi i Validimit të CEFTA, nën mbikqyrjen e DG TAXUD të Bashkimit Europian, në fund të vlerësimit  disa ditor në Tiranë,  konkludoi se programi i Doganave Shqiptare për Operatorët Ekonomike të Autorizuar i ka plotësuar sipas të gjitha standardeve të Protokollit përkatës duke marrë opinionin pozitiv.

Në aktivitetin e organizuar për këtë qëllim, me mbështetjen e GIZ, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli  vlerësoi se njohja reciproke e Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO) midis vendeve anëtare të CEFTA-s do të sjellë lehtësi të madhe për operatorët që do të përfitojnë këtë status dhe shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë tashmë marrëveshjet bilaterale të njohjes reciproke të AEO në kuadër të nismës “Ballkani Hapur” dhe i njëjti tekst i marrëveshjes është negociuar në nivel teknik edhe me Kosovën. Marrëveshja me Kosovën pritet të nënshkruhet në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet më 24 qershor 2022.

“Gjatë vitit 2021 kemi marrë aplikimet e para dhe kemi miratuar statusin për 8 Operatorë të Autorizuar Ekonomikë, kryesisht nga bizneset më të konsoliduara dhe më korrekt në marrëdhënien me Administratën Doganore. Interesi i 9 operatorëve të tjerë për të përfituar statusin e Operatorëve Ekonomike të Autorizuar është tregues i rritjes së besimit te administrata doganore dhe faktit se avantazhet e AEO janë efikase”, tha Gazheli.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?