Milorad Dodik

Dodik: Republika Srpska vazhdon bashkëpunimin me Rusinë pavarësisht presioneve nga Perëndimi

21 Maj 2023, 14:33| Përditesimi: 23 Maj 2023, 20:35

  • Share

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik ka deklaruar se Bosnjë-Hercegovina vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë dhe ka të drejtë të ndjekë këtë politikë pavarësisht se BE ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit.

Sipas tij, Perëndimi po kërkon që Republika Srpska të nënshtrohet duke vendosur sanksione dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me Rusinë.

“Republika Srpska vazhdon të bashkëpunojë me Rusinë dhe ka të drejtë të ndjekë politikën e saj autentike, pavarësisht presionit, dhe ne nuk jemi nga ata që e ndërpremë bashkëpunimin, sepse disa të tjerë po bëjnë luftë kundër saj”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Instagram.

Dodik më herët njoftoi se do të udhëtojë në Moskë më 23 maj, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Ai shtoi më tej se Bosnja dhe Hercegovina "ndalon Republikën Srpska kudo që mundet" në nivel ndërkombëtar.

“Republika Srpska ende respekton Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës, por lind pyetja, a është ajo fare e dobishme? Pse duhet të respektojmë diçka që po dështon dhe të përpiqemi ta mbrojmë atë, ndërsa rrugës akuzohemi për rrënimin e asaj që po dështon”, tha ai.

Në pëfundim të reagimit të tij ai përjashtoi luftën si opsion dhe tha se dëshironte që thjesht të zbatohej kushtetuta e vendit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?