Foto ilustruese

Dodik në Moskë, Putin e falenderon për neutralitetin ndaj Ukrainës

23 Maj 2023, 20:32| Përditesimi: 23 Maj 2023, 20:42

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi presidentin i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, për qëndrimin neutral ndaj Ukrainës. Kështu shkruan agjencia e lajmeve ruse, Ria Novosti, duke saktësuar se takimi i dy liderëve është zhvilluar sot në Moskë.

"Ne u jemi mirënjohës për pozicionin tuaj neutral ndaj ngjarjeve në Ukrainë. Vetëm një pozicion i tillë mund të çojë në një lloj vendimi pozitiv" tha Putin, citon agjencia e lajmeve ruse.

Vizita e Dodik në Moskë është kritikuar nga Bashkimi Europian, ndërsa agjencia e lajmeve Reuters shkruante dje se në takimin e sotëm pritej të diskutohej edhe çmimi i gazit dhe ndërtimi i një tubacioni të ri të gazit nga Rusia.

Bosnja merr gazin rus nëpërmjet Serbisë dhe Bullgarisë nga gazsjellësi nënujor Turk Stream.

Në janar të 2023 udhëheqësi serb i Bosnjës nderoi presidentin rus Vladimir Putin me medaljen më të lartë të nderit për “kujdesin dhe dashurinë e tij patriotike” për gjysmën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët.

Medalja u dha me rastin e “ditës së Republikës Srpska”, e cila është konsideruar e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Dodik, ka mbajtur lidhje të ngushta me Putin pavarësisht luftës së Rusisë në Ukrainë dhe kjo është kritikuar shpesh nga Bashkimi Europian.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?