Doda në Report Tv: Një orë e më parë të shkojmë në zgjedhje, s'duhet që qytetarët të manipulohen

22 Qershor 2020, 22:43| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 22:52

  • Share

Mesila Doda, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së e ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv është shprehur se një orë e më parë vendi duhet të shkojë në votim normal.

Ajo tha se opozita është në një bisedim në Këshillin Politik, nën ndihmën e ambasadorëve. Doda e ka konsideruar Ramën një dhunues serial të zgjedhjeve, por nuk duhet të lejojmë që njerëzit të manipulohen.

"Ka pasur lobim nga kryeministri, është diktator që është kapur fort pas karriges. Janë 38 mijë njerëz që presin, ai uzurpon gjithë pushtetet. Po kuptohet që edhe SPAK-u nuk vepron pa marrë OK nga ai. Ai ka qenë vetë në krye duke përgënjeshtruar arritjen e Reformës Zgjedhore nga ndërkombëtarët dhe duke thënë se bisedoi me Merkelin", shprehet Doda.

Sekretarja e PDIU-së ka theksuar se në skenën ndërkombëtare do të duhet të paguajmë fatura jo të vogla. Ajo ka përmendur edhe situatën e vendit dhe pasojat ekonomike pas pandemisë së COVID-it.

"Freedom house e krahason Shqipërinë në nivelin e autoritarizmit. Biznesi trajtohet sikur është armik i këtij vendi dhe jo si motor kryesor i ekonomisë. Pse duhet të shkojë shteti atje, sepse është arka e shtetit bosh? Duhet të kuptojë që duhet t'i ndihmojë këto biznese. Qëllon gjithmonë një mur para kur bëhet fjalë për politikanët shqiptarë", tha Doda.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lum madhi: 23/06/2020 13:21

    Ai qe te ka ne shtrat ty ....ndaj ri e shikon si qen i rahur enkeli(Demi)megjith se je regulluar nga botoksi se ishe zoti mesil......

    Përgjigju
  • Shqiptar: 23/06/2020 11:12

    Mesila qe do varte Shqiptaret te palmat para Kryeministrise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?