Antonio Leka dhe aresenali i kapur në 2023

‘Do vras politikanët’, dënohet me 6 vite burg 37-vjeçari në Lezhë! U kap me arsenal armësh e anti-plumb

2 Prill, 10:03| Përditesimi: 2 Prill, 10:10

  • Share

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, i cili na muajin janar të vitit 2023 u kap me arsenal armesh me vete dhe i veshur me jelek anti-plumb. 37-vjeçari i cili në momentin e arrestimit deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanet e Lezhës, i gjet fajtor për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe në total u dënua me 9 vite burg, por përfitoj nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dy dënimeve.

Antonio Leka u ndalua nga policia në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Ishull-Shëngjin, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili sinjalizoi policinë se ai po lëvizte i armatosur dhe mund të kryente ndonjë ngjarje kriminale. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 anti-plumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u tha këtyre se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët, ndërsa 37-vjeçari rezultoi të kishte qenë person dhe me precedent të mëparshëm penal.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 02/04/2024 11:09

    Pse nuk e lane qe te vepronte dhe pasi ta kryente si pune ta kapnin me presh ne dore dhe ti jepnin shperblimin e merituar or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?