Eurot e sekuestruara

Do udhëtonte drejt Turqisë, gruaja kapet në Rinas me 18500 euro euro të padeklaruara

7 Korrik 2020, 11:26| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 11:31

  • Share

Një grua shqiptare, e cila do të udhëtonte drejt Turqisë është kapur në Rinas me një sasi prej 18500 euro eurosh të padeklaruara.

46-vjeçarja Festime. Ç poseduesja e shumës së eurove, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

"Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar  shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit. Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?