Do i nisnin drejt BE-së për 1 mijë euro, 3 të arrestuar në Korçë për ndihmë ndaj emigrantëve të paligjshëm

24 Gusht 2020, 10:32| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 10:54

  • Share

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohen 'për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufinjve të emigrantëve', që synojnë vendet e BE-së.

Më konkretisht është arrestuar në flagrancë E. G, 42 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë dy të tjerët, G. T., 21 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?