U kapën me 8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë (Emrat)

6 Gusht 2022, 10:01| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 11:20

  • Share

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi u kapën me 8 kg kanabis në makinë, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Ata janë identifikuar si Ersid Gjonaj, 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë,  Fran Sokoli 34 vjeç, banues në Bugjon,  Pukë dhe Elisjon Memaj, 22 vjeç, banues në Fierzë.

Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip "Mitsubish", në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?