Ka përfunduar gjykimi për 5 detarët në Vlorë, të cilët akuzohet për shpërdorim detyre dhe kalim të paligjshëm të kufirit për 55 klandestinë nga Lindja e Mesme, të ndaluar teksa mjeti lundrues me të cilin po i drejtoheshin Italisë pësoi avari.
Gjyqtarja Arbana Selmanaj ka rrëzuar akuzat e prokurorisë, përfaqësuar nga Erjon Shqarri, duke i dhënë pafajësinë Bledar Bufajt, Roland Çanajt, Ardit Alikajt, Besmir Meçajt dhe Sefulla Bejas.
Pafajësinë mori edhe Fatos Dusha, pronari i hoteli në Tirane ku dyshohej se strehoheshin klandestinet.
Sakaq, gjykata vendosi dënimin me 9 vite burg për Emiljano Likajn, skafisti, dhe 6 vite burg për Qazim Ismaili, i cii strehonte emigrantët. Këtij të fundit dënimi i është konvertuar në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Emiljano Likaj dhe Qazim Ismaili pritet të dalin edhe përpara Gjykatës së Posaçme pasi akuzohen si pjesë e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të klandestineve. Akuza iu komunikua në finalizimin e operacionit ndërkombëtar “Astrolabio” ku u arrestuar 55 persona në tre shtete.
Më 8 janar një gomone me 55 klandestinë nga Lindja e Mesme dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë, pranë fshatit Poro.