‘Do t’ju punësoj jashtë vendit’, arrestohet 24-vjeçari në Korçë, mashtronte qytetarët nëpërmjet Instagramit

8 Mars, 10:46| Përditesimi: 8 Mars, 10:48

  • Share

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 24-vjeçar i cili mashtronte qytetarët nëpërmjet Instagramit, kundrejt pagesave, se do t’u siguronte punësim jashtë vendit.

Por pasi u merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.

‘A.Ç 24-vjeçari mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. Pasi merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?