Foto ilustruese

‘Do të vras me duart e mia’, arrestohet shqiptari në Itali! Dhunonte dhe kërcënonte ish-partneren, u kap me të dashurën e re, me vete edhe kanabis

13 Shkurt 2022, 09:30| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 09:32

  • Share

“Do të kthehem dhe do të vras me duart e mia”, ky ka qenë kërcënimi i vazhdueshëm që i bënte ish-partneres së tij një shqiptar i cili është vënë në pranga nga karabinierët në Itali orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Shqiptari 26-vjeçar dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht të renë, e kërcënonte në mënyrë agresive dhe i ka thënë disa herë se do ta vrasë.

Ai është kapur nga blutë në Itali, në Frosinone në shtëpinë e një të dashurës së tij të re 21 vjeç, me të cilën kishte krijuar një lidhje të re romantike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë ku ndodhej shqiptari karabinierët gjetën edhe një sasi kanabis.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?