Kronikë

"Do të vëmë bombën kudo që të jesh", zbardhet SMS-ja kërcënuese ndaj Agim Ismailit! Prokuroria e Tiranës nis hetimet

13 Prill 2021, 12:08| Përditesimi: 13 Prill 2021, 16:28

  • Share

Zbardhet SMS-ja kërcënuese ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili".  Disa dite më parë ai ka marrë një mesazh "do të vëmë bombën kudo te jesh".

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se i pyetur nga Report Tv Ismaili e ka pranuar si kërcënim por nuk ka pranuar të bëjë koment.

Prokuroria e Tiranës nis për herë të dytë hetime për kërcënimin e kreut të burgjeve Agim Ismaili.  Mësohet se kërcënimi është bërë nga një numër real. Por dërguesi ende nuk është identifikuar ndërkohë që kanë kaluar 10 ditë nga mesazhi kërcënues.

Ky është kërcënimi i dyti ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve pasi në vitin 2019, ai kërcënohej me mesazhin 'po na bie në qafe ty e familjarët e tu i pret një fund i tmerrshëm'. Më parë Ismailin e kërcënonte Muharrem Zelija, i cili në fund u dënua me 10 muaj burg por që vuajti pak më shumë se 6 muaj për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?