Pika doganore e Qafë Botës

Kronikë

Do të udhëtoni drejt Greqisë? Xhaçka: Pika Kufitare e Qafë Botës punon 24 orë, më 13 korrik hapet edhe ajo e Tre Urave

9 Korrik 2021, 19:56| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 21:51

  • Share

Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt  Greqisë, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, bën me dije se nga dita e sotme, nga dogana e Qafë Botës do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve, ndërsa më 13 korrik do të hape edhe pika doganore e Tre Urave.

Xhaçka shprehet se kalimi nga pika doganore e Tre Urave do të jetë e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00, ndërsa Qaf Bota do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Kujtojmë se për të kaluar në kufirin grek qytetarët duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: të jenë të pajisur me test anti-COVID, test serelogjik ose të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID si duhet të jeni të pajisur me një formular PLF,  që merret përmes aplikimit online në faqen travel.gov.gr. Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit. Ndërkohë, në pikat kufitare mund të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?