Caroline dhe vajza e saj 1-vjeçare

Kosova & Rajoni

Do të rritet në krahët që u rrit edhe e ëma, ‘gara’ për kujdestarinë e fëmijës mori fund, vogëlushja do të jetojë me nënën e Caroline-s në ishullin grek

28 Qershor 2021, 15:56| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 15:58

  • Share

GREQI- Gjykata e mori vendimin, vajza e vogël 1-vjeçare që la pas atë mëngjes tragjik Caroline do të rritet në krahët që u rrit edhe e ëma, do të shkojë në të njëjtën shkollë ku u shkollua ajo dhe do të ledhatohet nga dora e dashur që u ledhatua prej 20 vitesh, e reja që iku kaq herët.

Gjykata e mori vendimin, vajza e vogël 1-vjeçare do të jetojë me mamanë e Carolines, në ishullin e bukur blu, Alonisos.

Për sa kohë 32-vjeçari do të qëndrojë në burg, për të vuajtur dënimin e merituar pas vrasjes makabre që kreu, gjykata vendosi t’i heqë përkohësisht kujdestarinë e vajzës së vogël dhe t’ia kalojë atë nënës së Caroline-s, Suzanes.

Në këtë “garë” për kujdestarinë e vajzës, e cila humbi nënën dhe babain në të njëjtën moment, ishte edhe familja e pilotit, të cilët në bazë të vendimit të gjykatës do të kenë të drejtë të kalojnë kohë me fëmijën 5 ditë muajit, nga ora 10:00-14:00 dhe sigurisht në ishullin ku ajo do të jetojë.

Të dy familjet do të kenë mundësinë nëse nuk janë dakord të ankimojnë vendimin brenda 30 ditëve.

Pas humbjes së Carolines, dëshira më e madhe e Suzanës ishte të rriste vajzës e vajzës së saj, ta ritakonte atë përmes syve të 1-vjeçares.

“Më mori vajzën, nëse më merr edhe mbesën do të jetë ‘goditja’ përfundimtare”, me këto fjalë Suzana tregoi vendosmërinë e saj se do ta çonte deri në fund “luftën” e kujdestarisë, që sot e fitoi!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?