Do të ndërtonte një ‘shtëpi bari’, arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje për kultivim kanabisi

10 Shkurt 2022, 09:00| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 09:15

  • Share

Maliq Skënderi, 62-vjeç është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi është kapur me armë zjarri si dhe me pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, ndërsa dyshohet se do të ndërtonte një laborator për kultivim kanabisi.

62-vjeçarit, banues në Lazarat, iu gjetën në shtëpi 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Në kuadër të operacionit ‘Last Winter’, në banesën e Maliq Skënderit, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?