Bora dhe Donaldi

Do të martohen më në fund? Bora dhe Donaldi zbulojnë përgjigjen

29 Tetor 2023, 09:34| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 09:46

  • Share

Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh janë në një lidhje dashurie, e cila ka treguar se i ka rezistuar shumë sfidave dhe pengesave. Mirëpo, edhe pse çifti prej vitesh jetojnë se bashku, nuk e kanë kurorëzuar ende me martesë romancën e tyre.

Së fundmi, dyshja kanë zbuluar planet e tyre, pjesë e së cilave është edhe një dasmë. Më në fund dyshja do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Këtë lajm e kanë bërë me dije burime për “Prive” të cilat shprehen se ata madje kanë nisur përgatitjet që tani.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?