‘Do të fluturoni’, Braçe për Report Tv: Zyrtarë të bashkisë Divjakë u kërcënuan nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit

17 Nëntor 2022, 12:52| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 13:50

  • Share

 

Projekti për të vendosur një tra në Parkun e Divjakës që do të lejojë vetëm kalimin me pagesë për në brendësi të parkut ka shkaktuar një debat shumë të madh.

Deputeti Socialist Erion Braçe tha se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtim.

 “Ka një kakofoni që bëhet për interesa politike. Banorët e bashkisë së Divjakës përjashtojnë nga pagesa e këtij detyrimi por kjo nuk ka rëndësi përderisa të tjerët ndalojnë të kalojnë lirshëm. Për më të tepër që po vendose në një vend që nuk garanton sigurinë rrugore. Kjo është e paligjshme. Unë do të ndërmarr çfarëdolloj nisme që ta rrëzoj këtë projekt.  Zyrtarët e bashkisë së Divjakës janë telefonuar dhe kërcënuar se fluturojnë nëse e ndalon atë traun. Ata e kanë pezulluar përmes një vendimi atë kabinë atje, që është një kioskë. Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit kanë telefonuar zyrtarë të Divjakës dhe u kanë thënë se ‘do të fluturojnë’ nëse e pengojnë ndërkohë që ata kanë qenë në të drejtën e tyre që kërkonin që të kishte leje ndërtimi. Zyrtarët kanë shkuar pranë vendit ku po bëhej ky ndërtim pa leje. Janë telefonuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe janë kërcënuar”, tha ai.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?