Kandidati për kryetar i PD, Agron Shehaj

Politikë

‘Do punoj për demokratët e thjeshtë’, Shehaj: Partia që unë do drejtoj, nëse fitoj besimin, do të jetë ajo e anëtarësisë

3 Qershor 2021, 12:47| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 12:53

  • Share

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se nëse ai fiton besimin, partia që do të drejtojë ai do të jetë ajo e anëtarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Shehaj shkruan se nësë ai vihet në krye të PD, kandidatët për deputetë do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë dhe anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online.

Ai shtoi se do punojë  për demokratët e thjeshtë. “Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë.”, shkruan ai.

“Lufta” brenda Partisë Demokratike, për karrigen e kreu të partisë vazhdon!

Katër kandidatët, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD dhe zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Timi: 03/06/2021 19:12

    Njeri i përkryer. Familje me dinjitet, por stë lënë gjarpërijt në PD që të bësh hajër. Si minjt do hanë njëri tjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?