'Do marr kallashnikovin t'u vras të gjithëve', kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren

26 Shkurt, 20:36| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:39

  • Share

Dy pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje, raportojnë mediet në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Policia e Kosovës thotë se njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa tjetri është në kërkim.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me pjesëtarët e KFOR të cilët kanë deklaruar se teksa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, "të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ‘’se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve".

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?