Do largohet apo jo? Reja: S'ka ndryshuar asgjë nga hera e fundit! Kundër Katarit më e vështirë se me Arabinë Saudite

5 Nëntor 2022, 14:24| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 15:47

  • Share

Trajneri Edy Reja ka përsëritur dëshirën për të vijuar në krye të kombëtares edhe pas këtij muaji kur zyrtarisht i përfundon kontrata. I pyetur për të ardhmen në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Katarit, 77-vjeçari la të kuptohet se qëllimi është të kualifikohet në Europianin e ‘Euro 2024’

“Nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me herën e fundin. Nuk ka asnjë të re,”-u shpreh Edy Reja, trajner i Kombëtares.

Më pas trajneri u ndal te kundërshtari i 9 nëntorit që është vendi organizator i Botërorit, Katari.

“Katari është një kundërshtar akoma më i fortë se Arabia Saudite. Një kombëtare që ka marrë lojtarë nga jashtë. Për Shqipërinë është një test shumë i rëndësishëm. Për t’i dhënë një mundësi lojtarëve që të tregojnë se e meritojnë në të ardhmen një ftesë nga Kombëtarja,”-tha Edy Reja, trajner i Kombëtares.

Për këtë miqësore që luhet në Spanjë Edy Reja ka thirrur 21 futbollistë nga 23 që janë gjithsej nga Superliga shqiptare, duke qenë se ndeshja nuk është në kalendarin e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Futbollistët e grumbulluar kanë ardhur në formë shumë të mirë fizike, por problem i futbollit shqiptar është taktika. Duhet të punohet më shumë në bazë. Këto miqësore për lojtarët e Superligës është një mundësi e mirë për të marrë eksperiencë,”-deklaroi Edy Reja, trajner i Kombëtares.

Katar-Shqipëri do luhet në 9 nëntor në Marbella të Spanjës, duke nisur nga ora 18:30. Ashtu si në miqësoren kundër Arabisë Saudite edhe këtë herë ndeshja do jetë në ‘terr’, pasi nuk do transmetohet direkt dhe kamerat s’do lejohen në stadium.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?