Arben Spahiu dhe Arsen Prençi

Do kryenin atentat? Gjykata cakton masat për kunatin dhe mikun e Erion Alibej! Spahiu lihet në burg pa afat, Preçi 60 ditë pas hekurave

23 Shkurt 2023, 14:10| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 14:46

  • Share

Arben Spahiu dhe Arsen Preçi kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie. Ata u njohën me masën e sigurisë pasi akuzohen se me urdhër të Erion Alibej nga qelia tentuan të kryenin një atentat që dështoi pasi u zbulua BMW X6 me 3 kallashnikovë brenda.

Ndaj Arben Spahiut u vendos masa e sigurisë "burg pa afat", ndërsa për Arsen Preçin u vendos masa e sigurisë "burg me afat 2 muaj". 

Teksa vijojnë hetimet për makinën BMW X6 që u gjet e mbushur me armë, një prej dyshimeve është për eliminimin e Otit të Elbasanit ndërsa një tjetër pistë lidhet me një inskenim të mundshëm të ngjarjes me synim fundosjen dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe mikut të tij Arsen Preçi. Vetë 51-vjeçari Spahiu i tha grupit hetimor që dikush donte t’i bënte keq, pa përmendur persona të dyshuar.

Megjithatë, prokuroria e Elbasanit pret rezultatet e ekspertimit të armëve, mjeteve të gjetura brenda çantës marsup të hedhur në koshin e mbeturinave, e cila u gjet nga policia, mes tyre edhe çelësi i mjetit BMW X6, dhe vetë makinës, për të parë përputhshmërinë e shenjave të gishtave dhe materialeve të tjera biologjike me ato të Spahiut dhe Preçit. Arrestimi i të dyve u bë pas lidhjes së dokumenteve të falsifikuara greke me fytyrën e Spahiut dhe çelësit të makinës, por edhe afërsisë së vendit ku mbahej makina me banesën e Erjon Alibejt.

Komento

Komente

  • Elbasanlliu: 23/02/2023 14:31

    Beni do lash haqet e familjes nelit vrave lalin pa tu dhims te erdhen te kerkuan falje t gjith shpia nelit u tregove katran dhe urdher per t vra nji shofer autobusi turp

    Përgjigju
    • Elbasani: 23/02/2023 16:01

      Po neli ku ka perfundu di gjo?

    • Leli: 23/02/2023 15:14

      Kush esht neli ?

    • Don joni: 23/02/2023 14:39

      Beni vogel hecen vet po i pagun me interes haqet e familjes nelit

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?